"Albumi Fullani", vajza fshin profilin në Facebook, djali bllokon Instagramin
Pëlqej
Fotot e familjes "shumë të shtrenjtë" Fullani, kanë nxitur një mërzitje nga radhët e komentuesve në rrjetet sociale.

Përballë jetës së luksit është edhe ana tjetër e medaljes, ku jo të gjithë e kanë mundësinë të koleksionojnë ora dhe makina të shtrenjta.

Fotot e jetës luksoze të familjes së guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tashmë kanë mbushur faqet dhe rrjetet sociale.

Komentuesit u kërkojnë llogari parlamentarëve, se pse nuk reagojnë për rastin e Fullanit, të cilët propozojnë që të dalin në protesta kundër këtyre manifestimeve luksi, me paratë e taksapaguesve.

Tashmë vajza e Fullanit ka fshirë profilin në Facebook dhe djali ka bllokuar Instagramin. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori