Akuzat e Berishës, Tarifa inkurajon Xoxën me një foto
Për këngëtaren e njohur dhe prezantuesen e “Portokallisë” ka qënë një moment i bukur kthimi pas në kohë, ndërsa ka postuar një foto, ku ka qënë së bashku me Ajola Xoxën.

Krahas fotos, Tarifa ka shkruar: "E bukuro! Kjo është per ty, që të nderrosh pak shijen e ditës së sotme... ".

E gjithë kjo ka lidhje me atë se çfarë ndodhi në Kuvend, pas akuzave të forta të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një moment, Berisha ka shpërthyer duke ofenduar gruan e ministrit Erion Veliaj. Sakaq, të shumtë kanë qënë edhe komentet, duke thënë se Ajola vlerësohet nga të gjithë si fisnike, e ëmbël dhe me klas.

Një tjetër komentuese ka shkruar: "Unë nuk ju njoh..por mund të them me plot gojë që gjëra të tilla janë turp i politikës shqiptare dhe i duhet thënë stop nga të gjithë". /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2014, ora 19:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori