Aguilera së shpejti do pozojë për “Playboy”
Pëlqej
Aguilera është shprehur e gatshme që të pozojë për “Playboy”. Thuhet se këngëtarja po bëhet gati të heqë të gjitha rrobat për revistën e meshkujve “Playboy", pasi të sjellë në jetë fëmijën e saj.

“Ajo dëshiron të pozojë për "Playboy". Ishte diçka që e donte ta bënte përpara shtatzënisë. Christina e adhuron së tepërmi trupin e saj.

Me të vërtetë që është shumë e vendosur të bëjë një gjë të tillë dhe duket se ka nisur të marrë masat që tani, në mënyrë që shtatzënia të mos i bëjë të fitojë peshë.

Christina po bën plane të tregojë hapur të gjithë 'asetet' e saj...”, ka thënë një burim pranë këngëtares. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori