“1989”, në tetor del albumi i Taylor Swift
Pëlqej
Taylor Swift i janë dashur dy vite punë intesive, për të sjellë albumin më të ri në muajin tetor. Sipas saj, ky është albumi më i pëlqyer e pa diskutim më i realizuar.

Fituesja e shtatë çmimeve Grammy, ka lajmëruar që në datën 28 tetor do të dalë albumi i saj më i ri i titulluar “1989”.

“Na është dashur dy vjet për të shkruar albumin “1989”. Dy vjet është koha e nevojshme për të krijuar, ndryshuar dhe të lejosh veten që të inspirohesh.

Kam dëgjuar shumë pop të viteve 1980 që ishin shumë të guximshëm dhe nuk kishin limite. Albumi për mua është si një rilindje dhe zyrtarisht është i pari i rrymës pop.

“1989” është absolutisht albumi më i preferuar”, ka thënë këngëtarja. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori