Vranësira dhe reshje shiu, si do jenë temperaturat këtë të dielë

Vendi ditën e sotme pritet të shoqërohet nga një mot me vranësira dhe reshje të lehta shiu.

Sipas MeteoAlb moti në pjesën e parë të ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat bëhen më të dukshme duke pësuar zhvillim dhe sjellë rrebeshe në zona të izoluara Veri-verilindje të vendit.

Mbrëmja sjell përmirësim të kushteve atmosferike në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.


Shtuar 9.08.2020 06:13