Zbuloni disa mënyra si të shmangni stresin
Një kërkim i ri ka zbuluar që njerëzit 60 e ca vjeç që punojnë në punë shumë stresante dhe kanë pak liri dhe mundësi për të marrë vendime në punë, janë 15% më shumë të rrezikuar për të humbur jetën sesa ata që punojnë në vende me më pak stres.

Hormonet e stresit si kortisoli dhe vasopresin arginini implikohen në disa gjendje të pashëndetshme, duke nisur nga artriti, shtimi në peshë, pagjumësia, sëmundjet e zemrës, depresioni dhe demencia. Po ndien që po stresohesh thjesht duke menduar për këtë? Ja ku janë 20 mënyra shkencore si ta kontrollosh stresin.

Ndrysho gjendjen tënde mendore

Çelësi për ta kontrolluar stresin nuk është ta heqësh nga jeta, por të mësosh të jetosh me të. Ndërsa njerëzit në punë me shumë stres dhe pak liri duken të jenë të rrezikuar, ata në pozicione me shumë stres, por me një shkallë të lartë autonomie janë 34 për qind më pak të rrezikuar sesa ata në role me pak stres, edhe pse këtu mund të kenë ndikim të ardhurat e larta dhe mundësia për të pushuar. Një punë stresuese mund të përjetohet si “energjizuese” sesa si “dobësuese”, thotë autori kryesor i studimit.
Studime të tjera kanë gjetur që ata që janë të prirur ta shohin stresin nën një dritë pozitive, e ndiejnë më pak atë! Herës tjetër që do ndiesh trysni, kujtoje veten që stresi jo vetëm mund të të motivojë dhe të të japë energji, por mund të ndihmojë të jetosh më gjatë, gjithashtu.

Je i pashpresë përballë asaj që të streson? Mund të ndërmarrësh hapa për të kontrolluar efektet e tij në shëndetin tënd. Shumë humbje jete të parakohshme nga stresi mendohet që kanë të bëjnë me sjelljet e pashëndetshme që nxiten nga ai si duhani, alkooli, ngrënia e tepërt… dhe jo drejtpërdrejt nga vetë stresi.

Qesh gjatë
Akti fizik i të qeshurit mund të ndikojë drejtpërdrejt humorin, ashtu si dhe përgjigjen e trupit ndaj stresit. Kërkimi ka gjetur që njerëzit e drejtuar kah të qeshurit gjatë detyrave stresuese, e marrin veten më shpejt.

Vendose në listën e gjërave për të bërë

Të programosh 30 minuta ‘kohë shqetësimesh’ në ditën tënde mund të ndihmojë të menaxhosh stresin më me efektivitet, sipas studiuesëve. Përfitimi? Të lejohet të shqetësohesh vetëm brenda kohës prej 30 minutash!

Pi çaj

Ata që pijnë rregullisht çaj përjetojnë më pak stres dhe çlirojnë më pak kortisol si përgjigje ndaj detyrave stresuese. Shkencëtarët besojnë që aminoacidet që ndodhen në çajin jeshil dhe të zi mund të kenë efekt qetësues.

Përtyp çamçakëz

Përtypja e çamçakëzit 5 minuta dy herë në ditë, uli nivelet e ankthit të një grupi infermieresh të stresuara. Gjithashtu ato patën një rritje energjie.

Merr një bimë

Efektet qetësuese të natyrës janë të provuara mirë. Shih nga dritarja. Sa më shumë pemë të shohësh, aq më shpejt do të marrësh veten nga detyrat stresuese. Nëse pamja nga jotja, është më shumë xhungël betoni sesa oaz natyror, mos u mërzit, një bimë tavoline mund të ketë efekte të ngjashme. Do të bënte mirë gjithashtu të shkoje pranë detit, kërkuesit besojnë që ‘hapësirat blu’, vendet pranë sipërfaqeve të hapura ujore, mund të kenë ndikim më të madh në nivelet e stresit sesa hapësirat e blerta.

Merr një kafshë shtëpiake
Procesi i mbajtjes së një qeni ose maceje është provuar që ul tensionin e gjakut dhe ka efekte gati të menjëhershme. Kërkimi ka gjetur gjithashtu që njerëzit veprojnë më mirë në situata stresuese kur kafsha e tyre është pranë.

Bëj një masazh

Kërkuesit besojnë që masazhi mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në hormonet që kanë të bëjnë me stresin. Një masazh i përjavshëm suedez ul nivelet e kortizolit dhe vasopresinit arginin që qarkullojnë në gjakun tonë, shoqëruar me efekte negative, që nga rritja në peshë te sëmundjet e zemrës, ndërsa rrit nivelet tona të oksitocinës, që ndikon shëndetin mendor dhe fizik.

Dremit pak

Mungesa e gjumit mund të rezultojë në stres për mendjen dhe trupin, duke rritur nivelet e kortizolit me 250%. Megjithatë, një dremitje 30 minutëshe mund të zbehë këtë efekt.
Shtuar më 09/05/2019, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori