Zbulohet vaksina kundër kancerit?
Studikuesit e "Scripps Research Institute" kanë testuar me sukses tek minjtë një vaksinë, e cila sipas tyre parandalon 100 për qind sëmundjen e rrezikshme të kancerit.

Në studimin e publikuar më pas tek revista shkencore PNAS shkencëtarët e këtij instituti shpjegojnë se vaksina stimulon sistemin imunitar të trupit për të parandaluar degjenerimin e qelizave duke shmangur kështu shfaqjen e tyre në trup, të cilat më pas mund të çojnë në kancer, transmeton albeu.com.

"Mrekullia" sipas tyre quhet "Diprovocim", e cila stimulon sistemin për të luftuar kancerin në trup sapo ai jep shenja se mund të shfaqet diku.

Vaksina është ende në fazë eksperimentale dhe nuk është testuar tek njerzit, kështu mbetet për t'u parë në vitet në vijim nëse ajo jep të njëjtat efekte pozitive apo jo. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2018, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori