Zbulohet testi për diagnostikimin e kancerit
Një test i thjeshtë gjaku që mund të diagnostikojë kancerin para se të fillojnë të shfaqen simptomat është cilësuar si zbulimi më i rëndësishëm që mund të shpëtojë miliona jetë njerëzish.

Ky test funksionon duke identifikuar ndryshimet në qelizat e kuqe të gjakut që ndodhin me zhvillimin e kancerit. Me një kosto të njëjtë si testet standarde për gjakun, shpresohet që një ditë ai të përdoret për të monitoruar njerëzit që rrezikohen të preken nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Testi merr vetëm pak orë duke përdorur pajisjet standarde laboratorike dhe zbulon mutacionet tek antigjenët në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.

Tek njerëzit e shëndetshëm, numri mesatar i mutacioneve është afërsisht 5 për 1 milion, ndërsa tek pacientët me kancer mund të jetë 50-100 mutacione për 1 milion.

Edhe pse ata nuk kanë një rol në zhvillimin e kancerit, shihen si një dëm kolorektal i prodhuar në qelizat e qarkullimit të gjakut që mund të shkaktojnë zhvillimin e brendshëm të kancerit. Shkencëtarët thonë se ky test siguron një mënyrë jo-invazive për të monitoruar pacientët me rrezik të lartë.

Sipas prof. Gareth Jenkins, drejtues i studimit, testi mund të ketë një “efekt masiv” nëse funksionon në të gjitha llojet e kancerit, dhe ka shumë shpresa se një gjë e tillë do të ndodhë./albeu.com/

Burimi: Daily Mail
Shtuar më 07/09/2016, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori