Meta i dorëzon Delegacionit të KiE dosjen e zgjedhjeve të 30 qershorit

President Ilir Meta priti sot në takim delegacionin e nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili po zhvillon një mision fakt-mbledhës në Shqipëri.

Meta vlerësoi rolin e Kongresit si garant i parimeve të Kartës Europiane për Vetëqeverisjen Vendore, dhe angazhimin e tij për monitorimin serioz të situatës në Shqipëri.

Ai theksoi se Shqipëria ndodhet në një krizë sui generis përfaqësimi, dhe në çeikulibër të plotë të mekanzimave të kontrollit dhe balancës.

“Votimet njëpartiake të 30 qershorit nuk i dhanë zgjidhje krizës, por cënuan rëndë edhe demokracinë vendore, duke e zhytur më shumë vendin në rrugën e paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit”, – vuri në dukje Presidenti Meta.

Presidenti theksoi se është jetike për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë që kësaj situate t’i jepet një zgjidhje tërësore, duke i kthyer legjitimitetin e munguar institucioneve përmes votës së lirë të qytetarëve.


Shtuar 4.02.2020 11:38