Zbulohet shkaku që fshihet pas fryrjes së barkut
Shpesh ne nuk dimë se si të reagojmë pasi përballemi me ndjesinë e e fryrjes së barkut. Gabohemi rëndë nëse mendojme se kjo gjë krijohet nga ushqimet që ne konsumojmë. Në të vërtetë është më e komplikuar se kaq dhe gjenezën duket se e ka që në keqfunksionimin e sistemit tretës.

Tretja e ngadaltë e ushqimit shkakton fryrje, ndaj nëse doni të parandaloni diçka të tillë, duhet të bëni diçka për aparatin tretës dhe jo të eleminoni ushqimet e dyshuara si shkaktare të fryrjes.

Sistemi tretës punon normalisht në një cikël 24-72. Kur ky sistem kompleks ndërprehet për shumë arsye, ngadalsohet dhe prodhon gazra të tepërt që bllokojnë traktin gastrointestinal.

Kur procesi i tretjes nuk është duke punuar në kushte optimale, mund të shoqërohet me simptoma të tilla si kapsllëk, ngopje apo dhe fryrje. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2016, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori