“Paratë ruse në PD”/ A do i kërkojë falje Berisha Bashës? Përgjigjet ish-kryeministri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes nëse do i kërkonte falje Bashës, nëse rezulton se ai nuk ka marrë para të finacuara nga Rusia.

Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, Berisha insistoi  se në akt akuzën për ish zyrtarin e lartë të FBI-së është e qartë përfshihet se si ‘Rama paguante Charles McGonigal për të hetuar mbi lobimin me para ruse të PD” kur këtë e drejtonte Lulzim Basha.

Sipas Berishës, Basha e ka rastin për të folur por nuk e bën se nuk e ka përgjegjësinë.

Megjithatë thotë me bindje se rusët kanë shpërndarë para në Shqipëri.

Pyetja: Nëse nga ky hetim që ju kërkoni nga institucionet amerikane, rezulton që çështja për të cilën akuzohet Basha të jetë rezultat i këtij lobimi, a do I drejtoheni atij me një ndjesë publike për akuzat që keni bërë vitin e fundit?

Berisha: Nëse ka njeri që mka mohuar dosjen ruse në mënyrë të fuqishme ka qenë Berisha. Për katër vite kam heddur poshtë butimin rus. Në prill të vitit 2022 Rama I deklaron Bashës se ti ke futureduart thellë në xhepat rusë dhe bllokon dosjen. Nuk e çon dosjen në Gjykatën e Lartë.
Unë e kam denoncuar këtë, unë kam folur për peng Basha. Unë I kam kërkuar Bashës të deklarojë burimin e parave. Raporti i Inteligjencës citonte në mënyrë direkte PD. Berisha e ka dënuar këtë. Por në çdo prononcim timin kam kërkuar që ai të bëjë public burimin e parave, përndryshe ngelet variant e padiskutueshëm që mund të ketë marrë paratë ruse. Dil e thuaj ku i ke marrë paratë. Deri sa ai nuk e përgënjeshtron, nuk mund të them ndryshe.

/albeu.com/


Shtuar 27.01.2023 13:16