Zbulimi i ri, duhani shkakton paranojë dhe stres
Edhe pse shumë prej jush tymosin cigare gjatë periudhave të stresit, shkencëtarët kanë zbuluar se ndodh e kundërta në organizëm.

Sipas një studimi është zbuluar se tymi i cigares shkakton te njerëzit gjendje të forta ankthi, paranoje dhe stresi.

Në tym janë zbuluar disa substanca të cilat e ndalojnë trurin të luftojë këto ndjesi.

Shkencëtarët besojnë se substancat e ndodhura në tym, mund të ndërhyjnë në mesazhet që përcillen në tru dhe në neurone.

Njerëzit të cilët kanë kaluar situata traumatike, duhet patjetër të qëndrojnë larg cigares, pasi kjo e fundit mund t’i përkeqësojë gjendjen emocionale apo mendore. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2017, ora 23:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori