Zbulimi i madh, virusi Zika mund të vrasë qelizat e kancerit
Virusi Zika është një nga viruset më të rrezikshme për foshnjat që janë akoma në barkun e nënës.

Ky virus mund të shkaktojë dëme serioze dhe shumë të mëdha në trurin e të voglit nëse nëna pickohet nga një mushkonjë e infektuar përcjell Albeu.com.

Prandaj deri tani, Zika është parë vetëm si një kërcënim global shëndetësor, jo si një ilaç.

Por hulumtimet e fundit tregojnë se virusi mund të vrasë qelizat kanceroze të vështira për t'u trajtuar në trurin e rritur në forma të tjera si kimioterapia apo kirurgjia.

Provat njerëzore janë ende një rrugëdalje, por ekspertët besojnë se virusi Zika potencialisht mund të injektohet në tru në të njëjtën kohë me operacionin për të hequr tumoret që rrezikojnë jetën, raporton Journal of Experimental Medicine.

Humultimi më i fundit, në minj të gjallë dhe me monstra të indeve të trurit të njeriut (të modikifikuar) tregoi se terapia me virusin Zika mund të vrasë qelizat e kancerit.

Dr Catherine Pickworth, nga Cancer Research UK, tha: "Ky hulumtim premtues tregon se një version i modifikuar i virusit Zika mund të sulmojë qelizat e tumorit të trurit në laborator.

Kjo është një mundësi shumë e mirë për mjekësinë dhe përparimin për shërimin e kancerit dhe tumoreve. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori