Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Në rrugën “Nënë Tereza”, pranë një hoteli, shërbimet e policisë kanë ndjekur një person të shpallur në kërkim për vjedhje  kryer në bashkëpunim, me masë sigurie “Arrest në burg”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësit”,   kryer nga Komisariati i Policisë Kamës

Shtetasi Elis Suçi,  në momentin që e ka kuptuar që po e ndiqte policia, ka qëlluar me pistoletë  dhe  është larguar.

Shërbimet e Policisë Kamëz, grupe të forcës së posaçme Shqiponjat dhe të Operacionales të DVP Tiranë po krehin zonën me qëllim kapjen e tij.


Shtuar 3.03.2022 12:21