Vuani nga tiroidja? Ja mëngjesi i duhur për ju
Tiroidja është një gjëndër që sekreton hormone duke ndihmuar rritjen dhe zhvillimin e organizmit. Kur puna e tiroides ngadalësohet, në organizëm krijohet një efekt domino që prek stomakun, muskujt, trurin dhe zemrën. Të dhënat tregojnë se 200 milionë njerëz në botë vuajnë nga një çrregullim i caktuar i tiroides.

Çrregullimet më të përhapura janë: hipotiroidizmi, hipertiroidizmi, tumoret e të tjerë. Në 50% të rasteve, këto çrregullime janë të padiagnostikuara, për shkak të mungesës së vizitës te mjeku. Ushqyerja luan një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tiroides. Ekspertët thonë se ushqyerja brenda 90 minutave të para të ditës, e vë tiroiden në punë, rrit nivelet e energjisë dhe përshpejton metabolizmin.


Mëngjesi i duhur për pacientët që vuajnë nga tiroidja

Avokado, vezët e ziera dhe salmoni janë ushqimet absolutisht më të mira për shëndetin e tiroides. Sipas tyre, në mëngjes njeriu duhet të hajë 2 vezë të ziera. Secila prej tyre përmbush 20% të nevojës ditore për jod, e cila është e domosdoshme për tiroiden.
Vezët për më tepër janë shumë të pasura me acidet yndyrore omega-3, gjithashtu të rëndësishme për tiroiden. Tiroidja ka nevojë për yndyrna të shëndetshme, e ku ka më mirë se avokadoja. Ajo është e pasur me vitaminat B, acidet yndyrore omega-3 dhe plot antioksidantë. Këto të fundit ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga radikalet e lira dhe e mbrojnë atë nga inflamacioni. Sa i përket salmonit, ai është një ushqim fantastik, por ky peshk duhet të jetë i egër që të ofrojë përfitimet më të mëdha. Barishtet si spinaqi, rukola apo kale janë gjithashtu një element i rëndësishëm i mëngjesit për një person që vuan nga tiroidja. Ato janë plot me enzima, antioksidantë, fibër dhe proteina.
Po cilat janw shenjat paralajmwruese tw tiroides kur ajo wshtw nw telashe?

Përtharja dhe enjtja e lëkurës

Ato shoqërohen me zverdhje të lëkurës, çarje të thembrave, kruarje të skalpit dhe ekzemë. Prishjet e ekuilibrave hormonale dhe problemet e hipotiroidizmit apo hipertiroidizmit manifestohen menjëherë në lëkurë.

Mungesa e energjisë
Lodhja dhe mungesa e energjisë është një nga shenjat më të qarta të problemeve me tiroiden. Përdorimi i duhanit, kafesë dhe sheqerit mund t’i përkeqësojë këto simptoma. Për të përmirësuar situatën, ata duhet të marrin mangan, vitaminë B12, jod dhe zink.

Problemet me tretjen

Njerëzit e prekur nga problemet me tiroiden ankohen gjithmonë për problemet me tretjen. Konstipacioni vërehet tek njerëzit e prekur nga hipertiroidizmi, kur tiroidja prodhon shumë hormone ndërsa diarreja tek rastet e hipotiroidizmit, kur prodhon pak hormone.

Luhatjet e peshës

Ritmi i metabolizmit tek njerëzit e prekur nga hipotiroidizmi është tepër i ulët. Kur kjo ndodh, shtimi në peshë në rast hipotiroidizmi, është mëse i dukshëm. Nga ana tjetër, pacientët e prekur nga hipertiroidizmi vuajnë nga një rënie e pashëndetshme në peshë.
Shtuar më 20/10/2020, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori