A keni dëgjuar se dhimbja e
kokës mund të jetë rezultat i një mangësie në vitaminë? E vërteta është se nëse keni mangësi në vitaminë B ka shumë mundësi që dhimbja e
kokës të mos ndalojë.
Studimet kanë treguar se mangësia në vitaminë B çon në shpeshtësi të migrenës. Diçka e tillë ndodh ngadalë dhe kërkon kohë të zhvillohet. Simptomat zhvillohen me të vërtetë ngadalë dhe shpesh nuk kuptoni asgjë siç vëren një studim i bërë nga universiteti i Harvardit.
Të gjithë këto simptoma shpesh rezultojnë në dhimbje koke. Kjo do të thotë se marrja e pilulave kundër dhimbjes së
kokës gjatë gjithë kohës është e gabuar, madje edhe kur ato funksionojnë.
Një studim tjetër teston 52 njerëz të cilët kanë migrenë rregullisht. Është gjetur se njerëzit që marrin suplemente të
vitaminës B kanë reduktim të migrenës, ndërsa ata që marrin pilula qetësuese të zakonshme nuk kanë pasur asnjë pakësim të dhimbjes së
kokës.
Sipas këtij studimi, suplementet e sigurta dhe jo të shtrenjta të
vitaminës B mund të trajtojnë migrenën.
Migrena nuk është thjesht një dhumbje e zakonshme koke. Ajo ka edhe simptoma të tjera. Disa prej këtyre simptomave janë: të përzierit, e vjella, ndjeshmëria ndaj tingullit dhe dritës, ankthit etj.
Nëse mangësia në vitaminë B është ajo që shkakton migrenën atëherë duhet të ruani nivelet e kësaj vitamine në lartësinë e duhur me çdo kosto. Mund ta bëni diçka të tillë duke marrë suplemente ose ushqime që përmbajnë vitaminë B.
Lista e ushqimeve që duhet të konsumoni
Brokoli, spinaq, shparguj, fruta të freskët dhe të thatë, perime, mëlçi, mish pule, kikirikë, patate, qumësht, peshk, oriz./albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017,
ora 14:00