Arrestohet hajduti i Xhamive në Elbasan

Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi tentoi të vidhte një shumë parash në xhami.

Endri Shkurti, 34 vjeç, banues në Librazhd u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “vjedhja” kryer më shumë se një herë, informoi sot policia.

Ky shtetas njihet si person me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 34-vjeçari, më datë 03.06.2023, ka vjedhur një shumë parash, sërish në një xhami, në Elbasan, rast për të cilin nuk është bërë denoncim më parë, në Polici./albeu.com.


Shtuar 20.08.2023 10:31