Vlerat e rralla të qershisë për shëndetin tonë
Pëlqej
Pavarësisht se është një frut shumë i vogël, qershija ka vlera të shumta ushqyese dhe mbi të gjitha është cilësuar si një ilaç i vërtetë për organizmin tonë.

Duke nisur nga rreziku për zemrën, mbron nga kanceri, e mbi të gjitha po të shtojmë dozën e saj shohim më mirë. Keto janë vetëm disa nga cilësitë e saj të dobishme. Efektet pozitive në organizmin tonë janë të shumta, ndaj konsumimi i tyre do të ishte edhe shumë i nevojshëm.

Po të hamë qershi, ne na mbron nga disa forma të kancerit e mbi të gjitha ato zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës. Sipas mjekëve, qershitë pengojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, ne duhet të konsumojmë sa më shpesh qershi.

Qershitë sigurojnë që të kemi enë të shëndosha të gjakut dhe mbrojnë nga pika në tru, duke ndikuar në zvogëlimin e arteriosklerozës. Ndoshta nuk mund ta besoni, por për një shikim sa më të mirë ne duhet të hamë qershi, pasi ato kanë ndikim pozitiv në sy. Jo vetëm kaq, por ato përmbajnë kumarinë dhe zvogëlojnë prirjen e gjakut që të trashet, duke zvogëluar kështu rrezikun nga tromboza. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori