Vitaminat, mineralet dhe antioksiduesit që përftojmë nga misrat e pjekur
Pëlqej
Misri, një produkt me shumë vlera që mund ta përdorni në gjitha vaktet e ditës suaj, pasi ka një përmbajtje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra, njësoj si buka ose ndryshe si gruri. Shikoni se sa shumë vlera përmban

1) Është një burim i pasur i vitaminave A, B, E, thiamine dhe niasin, acid pantotenik dhe është burim shumë i mirë i mikroelementeve dhe ka një përmbajtje shumë të lartë në fibra!

2) Misri gjithashtu siguron një pjesë të madhe të vlerave ditore në acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.

3) Gjithashtu misri përmban një vlerë shumë të lartë antioksiduesish duke ndihmuar -në sëmundjet tumorale – në parandalimin e Alzheimer, – ndihmon në uljen e inflamacionit (edeme) – dhe përmban Beta-Criptoksanthin, një substancë që hynë në familjen e karotenoideve dhe është një antioksidues shumë i fuqishëm, i cili na mbron nga tumori i mushkërive, por jo vetëm – përmban lutein dhe zeaksanthin, dy substanca që mbrojnë syrin nga degjenerimi makular, shkaku kryesor i humbjes së vizionit tek të moshuarit. Shikoni format e ndryshme që mund të përdoret! /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori