Bombardime masive në Ukrainë, Kievi dhe zonat përreth në errësirë totale

Ndërprerjet e energjisë elektrike janë raportuar sot në Kiev dhe dhjetë provinca të tjera të Ukrainës pas një vale të re sulmesh me dronë të nisur nga Rusia këtë mëngjes, njoftoi kompania e menaxhimit të rrjetit Ukrenegro .

“Gjatë gjithë natës, dronët e armikut po përpiqeshin të godisnin strukturat energjetike, duke krijuar  situatë të vështirë për sistemin energjetik dhe ndërprerje të energjisë në Kiev dhe dhjetë provinca të tjera të vendit”, tha Ukrenergo në Telegram.

Gjatë natës, kryeqyteti i Ukrainës u bë sërish objektiv i bombardimeve me dron nga Rusia. Sipas autoriteteve lokale, në qiellin e Kievit u shfaqën 23 dronë, nga të cilët 18 u rrëzuan nga mbrojtja kundërajrore.

“Fatkeqësisht, një strukturë kritike e infrastrukturës u godit ,” tha Serhiy Popko, kreu i komandës ushtarake, në Telegram .

Nga ana e tij, guvernatori i provincës së Kievit, Oleksii Kuleba, theksoi se “shumë infrastruktura dhe shtëpi” u “dëmtuan” dhe të paktën dy persona u plagosën./albeu.com/