Vitamina C pengon zhvillimin e ulcerës peptike
Sa më shumë vitaminë C konsumoni, rreziku për të zhvilluar probleme gastrointestinale (të lukthit dhe zorrëve) pakësohet.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim amerikan, që ka analizuar rreth shtatë mijë persona.

Rreth një të tretat e personave të përfshirë në studim kishin antitrupa për bakterin Helicobacter pylori që do të thotë se kanë qenë të prekur nga ai, e që mendohet se shkakton ulcerën peptike.

Rezultatet kanë treguar se personat me nivel më të lartë të vitaminës C, kishin pasur gjasa më të vogla për t’u prekur nga Helicobacter pylori. Për të marrë më shumë vitaminë C konsumoni më shumë fruta dhe perime, ndërsa atë mund ta merrni edhe përmes suplementeve./albeu.com/
Shtuar më 17/09/2016, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori