Zhduket pa lënë gjurmë 27 vjeçari shqiptar në Angli

27-vjeçarin R.Boçi, i cili jetonte dhe punonte në Birmingham të Britanisë së Madhe, por nuk dispononte leje qëndrimi dhe dokumentacion ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë nga një e afërme e të riut, e cila shprehet për JOQ Albania se që prej tre muajsh nuk dihet asgjë për fatin e tij. Të afërmit kanë dyshime se ai mund të ndodhet në burg, për shkak të mungesës së dokumenteve.

Ata kanë dërguar edhe disa foto të 27-vjeçarit të zhdukur, ndërsa i bëjnë apel kujtdo që ka informacion apo di diçka mbi fatin e të riut që t’i kontaktojë.

I riu është me origjinë nga fshati Trovë e Skraparit, ndërsa familjarët e tij jetojnë në gjendje të vështirë ekonomike.

Mesazhi i plotë: “Prsh JOQ doja të beja nje njoftim shum te rendesishem per nje te afermin tim.Ka 3 Muaj qe ka humbur kontaktet me familjen e tij nga Birmingham Londër… nuk dihet asgje për fatin e te riut. Thon se e ka kap Policia dhe ndodhet ne burg po e verteta nuk i dihet,i shkon mendja per më te keqen…

Ndaj do ti beja thirrje te gjith Shqipetareve qe ndodhen ne ate zon te interesohet dikush për kete djal te ri Te na japi ndonjë informacion ne faqen tuaj se i kontaktojm vet. Djali quhet R.Boci. Eshte me origjine nga Trova, afer me Malin e Tomorrit. Ju lutem beni dicka per te ndihmuar familjen me ndonje informacjon sepse jan ber shum merak per të. Jan familje shum e vuajtur. Ai punonte ne te zez si gjith shoket”.


Shtuar 29.06.2020 06:43