Vitamina c lufton tuberkulozin rezistent
Mburojën e tuberkulozit rezistent mund ta thyejë më në fund vitamina c. Sipas studimeve më të fundit, kjo vitaminë ndikon si agjent reduktues i bakterit rezistent ndaj kurave tradicionale deri më tani.

Kjo formë e tuberkulozit, prek thuajse cdo vit mbi 650 mijë persona në mbarë botën.Tuberkulozi rezistent , MDR-TB (multidrug resistant tuberculosis) i reziston si isonazidit ashtu edhe rifampicinës, dy prej kurave kryesore për kurimin e tij.

“Ky mund të jetë një zbulim i madh për t’u konsideruar në të ardhmen sepse kemi forma tuberkulozi për të cilat nuk kemi kura, por që në laborator ne mundëm t’i asgjesojmë ato duke përdorur vitaminën C”, deklaroi William Jacobs, udhëheqësi i studimit. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori