Vitamina B6 mbron duhanpirėsit nga kanceri
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Vitamina B6 dhe metionina gjenden nė mish, peshq, pemėt me gėzhojė, perime dhe banane

Duhanxhinjtė tė cilėt kanė njė pėrqendrim mė tė lartė tė vitaminės B6 dhe tė aminoacideve tė caktuara esenciale nė gjak, janė mė pak tė rrezikuar nga kanceri i mushkėrive, krahasuar me duhanxhinjtė tė cilėt kanė mungesė tė kėtyre substancave, thuhet nė studimin e Agjencisė britanike pėr studimin e kancerit (IARC).

Shkencėtarėt e IARC-sė thonė se ndoshta kjo e dhėnė ėshtė kyēe pėr tė shpjeguar pse disa duhanxhinj sėmuren nga kanceri i mushkėrive, e tė tjerėt jo.

Nė 90% tė rasteve, kanceri i mushkėrive shkaktohet nga pirja e duhanit. Midis 10 dhe 15% tė duhanxhinjve preken nga kjo sėmundje.

Kėrkuesit shkencorė tė IARC-ut, nė studimin e tyre kanė pėrfshirė 900 tė sėmurė nga kanceri i mushkėrive, pjesėn mė tė madhe duhanxhinj dhe kanė konstatuar se pėrqendrimi i ultė i vitaminės B6 dhe i aminoacidit metioninė e rrisin rrezikun nga paraqitja e kėsaj sėmundjeje.

Vitamina B6 dhe metionina gjenden nė mish, peshq, pemėt me gėzhojė (arra, lajthia...), perime dhe banane.

"Kjo dmth se ushqimi luan rol tė rėndėsishėm nė paraqitjen e kancerit tė mushkėrive, por ėshtė tepėr herėt tė thuhet se vetėm me ndryshimin e mėnyrės sė tė ushqyerit mund tė evitohet kjo sėmundje", thotė udhėheqėsi i studimit, Paul Brennan, rezultatet e tė cilit janė botuar nė revistėn e Shoqatės sė mjekėve amerikanė (JAMA).
Shtuar më 29/02/2012, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Mijėra besimtarė myslimanė duke falur namazin e Fitėr Bajramit nė bulevardin

Mijėra besimtarė myslimanė duke falur namazin e Fitėr Bajramit nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė.

.