Florian Marku i shkon në zyrë Edi Ramës, dhurata simbolike që boksieri i bëri kryeministrit

Dita e sotme ka qenë një ditë feste, sa i përket sportit shqiptar dhe yjeve që po shkëlqejnë në Europë e Botë duke fituar medalje e duke ngritur lart flamurin “kuqezi”.

Gjatë mesditës, Luiza Gegës, kampionës së Europës në garën 3000 metra me pengesa, iu bë një pritje madhështore.

Kryeministri Rama i puthi duart në shenjë respekti, ndërsa pak orë më vonë në zyrë kryeministrit i ka shkuar “Albania King”, Florian Marku.

Marku ditën e enjte ka ndeshjen e madhë në “Air Albania” përballë boksierit meksikan Parra për titulli  ËBC.

Gjatë vizitës, Marku i dhuroi kryeministrit një palë doreza boksi, me të cilat kryeministri nuk ngurroi t’i vishte dhe të bënte foto me yllin shqiptar.

Në  një postim në facebook, Rama shkruan:

?️I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që të enjten synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC/albeu.com