Vetëm 1 gram shafran në ditë bën mrekullinë në trurin tuaj
Një studim i fundit, i cili është publikuar në revistën ‘Asia Pacific Journal of Clinical Nutrition’, ka zbuluar se konsumimi i përditshëm i vetëm një grami shafran mund të shpie në përmirësime të memories afatshkurtër.

Për mijëra vite, kulturat anë e mbanë botës e kanë përdorur këtë erëz të shijshme si mjekësi natyrale. Shafrani është gjithashtu një komponent krucial në kuzhinën tradicionale aziatike dhe në sistemet mjekësore.

Ngjyra unike e artë e shafranit vjen nga prezenca e curcuminoideve, ndërkaq curcumini është më i rëndësishmi prej tyre.

Në këtë studim të fundit australian, të rriturit mbi moshën 60-vjeçare kishin qenët ë diagnostikuar me para-diabet por nuk kishin qenë duke marrë ndonjë trajtim për sëmundjen e tyre.

Hulumtuesit ua kishin analizuar memorien, pasi që diabeti ndërlidhet me humbje të kujtesës.

Pas një diete që përfshinte 1 gram shafran, shkencëtarët kishin zbuluar se kjo sasi modeste ua kishte përmirësuar kujtesën personave të lartcekur.

Ditëve të sotme, sëmundjet si demenca dhe diabeti janë në rritje, andaj çdo asistencë potenciale natyrale mund të bëjë mrekulli për shëndetin e pacientit.

Memoria e punës njihet si një nga pjesët më të rëndësishme të shëndetit mendor, e cila është kritike për aftësi kognitive, siç janë planifikimi, zgjidhja ep problemeve, etj.

Përndryshe, curcumini është ndërlidhur me një rrezik të ulët të demencës edhe plot herë më parë. Sipas një studimi të vitit 2009, ky përbërës shkakton ndryshime në tru dhe i largon disa prej efekteve që i shkakton sëmundja e Alzheimerit.

Curcumini njihet për vetitë mjekësore dhe shëruese që ka, pasi që është i mbushur me antioksidues dhe ofron veti shumë të fuqishme antipezmatuese. /telegrafi
Shtuar më 23/01/2019, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori