Ky është emri më i përhapur për vajza në Shqipëri

“Albanian Stats” ka publikuar disa të dhëna në lidhje me emrat e vajzave, të cilat janë përdorur më tepër përgjatë periudhës 1991-2008.

Emri më i përhapur në zonën e Shqipërisë qendrore është Anxhela, ndërkohë që në jug-lindje është Kristina.

Në Sarandë është emri Maria, kurse në pjesën veri-perëndimore të vendit është emri Sara. Në Dibër dhe zonat përreth mbizotëron emri Jonida, në Kukës Sonila, kurse në Has dhe Tropojë spikat emri Edona. Në zonën e Pukës spikat emri Kristjana./albeu.com