Plagosja e 2 personave në Vlorë, policia reagon e zbardh ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë.

Burime për mediat bëjnë me dije se një i ri dhe një burrë rreth 50-vjeç janë qëlluar mbëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se xhaxha e nip janë qëlluar me breshëri nga një makinë.

Burimet bëjnë me dije se dy shtetasit e lënduar janë Roland Cepaj dhe Niko Capaj.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 18.01.2020 18:27