Vdekshmëria, fund debateve të shpeshta
Sipas studiuesve danezë, debatet e shpeshta me partnerët, miqtë apo të afërmit, mund të rrisë rrezikun e vdekjes në moshë të mesme. Duke shkruar në ‘Journal of Epidemiology and Community Health’, studiuesit thanë se meshkujt dhe njerëzit që nuk janë në punë, janë më të prekurit. Një rrjet i mirë social dhe një rrjet i gjerë i miqve, ka një ndikim pozitiv në shëndet, kjo sipas studimeve të kaluara.

Debatet rrisin tensionin e lartë dhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare. Burrat janë më të prekur nga shqetësimet nga kërkesat e krijuara nga partneret e tyre femra. Dr Rikke Lund, nga Universiteti i Departamentit të Shëndetit Publik Kopenhagës, tha se shqetësimet dhe argumentet ishin pjesë e jetës. Në studimin në fjalë u përfshinë mbi 9,875 burra e gra të moshës mes 36 dhe 52 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2014, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori