Varianti i ri i koronavirusit në Brazil: Çfarë dihet deri tani
Një variant i ri i koronavirusit është identifikuar në Brazil, duke ngritur pikëpyetje nëse mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë ose të jetë imun ndaj vaksinave aktuale.

Lajmi vjen pas variantit të ri të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, B1.1.7, i cili vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.

Cili është variantibrazilian” i koronavirusit?

Varianti brazilian ka tre mutacione kryesore, për të cilat mjekët në Afrikën e Jugut kanë ngritur disa shqetësime prej pak kohësh.

Nuk dihet ende nëse mutacioni shkakton Covid-19 më të rëndë, pasi duhen ende më shumë hulumtime dhe të dhëna.

Ekspertët zbuluan se varianti i ri ka qarkulluar që në dhjetor të 2020-ës, në Manaus, në veri të Brazili. Të dhënat gjithashtu sugjerojnë se varianti brazilian është detektuar në Japoni.

Ashtu si varianti i Afrikës së Jugut, ai brazilian mbart një mutacion të quajtur E484K. Ky mutacion, sipas studimeve, zvogëlon njohjen e antitrupave, duke ndihmuar virusin të anashkalojë mbrojtjen imune të siguruar nga infeksioni paraprak ose vaksinimi.

Shkencëtarët thonë se është thelbësore të hetohet shpejt nëse ka një normë të rritur të ri-infeksionit tek individët e ekspozuar më parë. Kjo do të na ndihmojë të kuptojmë nëse infeksioni paraprak siguron mbrojtje ndaj këtij varianti të ri.

Çfarë po bëhet për të vlerësuar rrezikun që paraqet varianti i Brazilit?

Dr Susan Hopkins, zëvendësdrejtore e Shërbimit Kombëtar të Infeksionit të Shëndetit Publik në Angli (PHE) tha se ekspertët e PHE po shikojnë variantin dhe se do duhet ta rrisin virusin në Mretërinë e Bashkuar në mënyrë që të kryejnë eksperimente laboratorike. Ende nuk dihet shumë për variantin dhe analiza është duke vazhduar.

Ekspertët duhet të kuptojnë biologjinë e varianteve të reja, si dhe të kuptojnë mutacionet. Gjëja kryesore që ata aktualisht po shohin është nëse mutacionet nënkuptojnë që virusi i shpëton përgjigjes imune.
Shtuar më 19/01/2021, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori