Olta Gixhari në qiellin e 7-të: Zbulon emrin e djalit dhe i kushton fjalët romantike partnerit

Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Olta Gixhari, është bërë mbrëmjen e djeshme nënë për herë të parë. Ajo ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa lajmin e bukur e ka ndarë vetë në rrjete sociale. Olta ka publikuar një foto me trëndafila të bardhë, duke lënë të kuptohet se djali saj ka ardhur në jetë.

Gjithashtu, krahas postimit ajo ka vendosur datën e lindjes së të voglit të saj. Së fundmi, aktorja ka shpërndarë një foto nga spítali në rrjetet sociale, ku shihen këmbët e të voglit dhe duart e saj, teksa ka shkruar edhe fjalët më të ndjèra për të.

Po ashtu, Olta ka treguar se ka zgjedhur që të voglin e saj ta quaj AMAR, emër që vjen nga Hebraikja dhe do të thotë “i përjetshëm’, dhe në arabisht do të thotë Hënë.

“My heaven has just arrived! U bera nene. Qenka e vertet, eshte shume e veshtire te gjesh fjalet e duhura te percjellesh kte perjetim te thelle Vetem me nje fjale, E DUA çmèndùrisht

Djali yne erdhi ne jete me 21/8/2020 kjo ishte nje surprize kaq e bukur per ne,pasi kjo date permban daten e lindjes se babit te tij 21 dhe daten e lindjes sime 8. Lindja e tij erdhi ne menyre natyrale. Biri yne quhet AMAR.

Emri vjen nga Hebraikja qe do te thote i Perjetshem dhe nga Arabishtja qe do te thote Hëne. Uroj te ket nje det me lumturi perjete. I them babit te Amar qe e dua shume, faleminderit qe me ben te ndihem e jashtezakonshme!”


Shtuar 22.08.2020 20:44