Vaksinat kundër gripit mbrojnë nga sëmundjet e zemrës
Vaksinat kundër gripit mund të ndihmojnë njerëzit e moshuar të qëndrojnë të shëndetshëm. Në këtë përfundim kanë dalë disa studiues nga Universiteti i Torontos.

Sipas tyre, vaksinat nuk mbrojnë vetëm nga virusi influenca, por edhe nga sulmet në zemrë. Në analizë janë marrë më shumë se 3.200 pacientë dhe kanë përcjellë efektin e vaksinës influenca në shëndetin e zemrës.

Rezultatet kanë treguar se personat që kanë marrë vaksinën e gripit, kishin rrezik pothuajse 50 % më të ulët, për të vuajtur një atak dhe probleme të kardiovaskulare gjatë një periudhe njëvjeçare. Autorët e studimit mendojnë se ka disa shpjegime për këtë efekt të vaksinës së gripit.

E para, ajo mund të ndihmojë pacientët që tashmë janë në shëndet të dobët, të mos zhvillojnë edhe një sëmundje e cila mund ta përkeqësojë gjendjen e tyre të përgjithshme. E dyta, mbrojtja mund të jetë nga fakti i shmangies së inflamacionit të lidhur me gripin. Inflamacionet lidhen me shfaqjen e probleme kardiovaskulare./albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori