Shkenca e pranon: Trishtimi dhe emocionet negative mund t’ju sëmurin fizikisht

Ndonëse lidhja midis stresit emocional dhe sëmundjeve psikologjike karakterizohet nga dyshimet dhe pasiguritë, besohet se sëmundje të caktuara, si depresioni për shembull shoqërohet me simptoma fizike. Sipas studimeve shkencore klinike, njerëzit që vuajnë nga depresioni mund të shfaqin simptoma si humbje oreksi dhe peshe, dhimbje të pashpjegueshme, probleme me gjumin etj.

Shumë hulumtime kanë hetuar shkallën në të cilën sistemi nervor dhe emocionet, mund të ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve fizike.
Dr Esther Sternberg, studiuesi kryesor ka arritur të vërtetojë lidhjen që ekziston midis gjendjes së trazuar emocionale dhe sëmundjeve të ndryshme.

Të njëjtat pjesë të trurit që kontrollojnë emocionet, luajnë një rol të rëndësishëm në rezistencën që organizmin bën ndaj sëmundjeve inflamatore të tilla si artriti.

Sternberg argumenton se ndjenjat nuk shkaktojnë ose kurojnë sëmundje por përbërja biologjike e y gjendjeve janë të ngjashme dhe ndikojnë tek njera tjetra.

Shumë nga rrugët nervore dhe molekulat themelore të përgjigjieve psikologjike dhe sëmundjeve inflamatore janë të njëjta, duke rritur mundësinë që këto të fundit të ndikojnë tek njëra tjetra.


Shtuar 10.08.2022 15:56