Vajza, është falas! Si të hiqni celulitin në kushte shtëpie
Pëlqej
Ditët e nxehta verore tashmë na erdhën, mirëpo dimri i zgjatur me vete ka sjell të njëjtin problem, nuk kemi filluar me kohë të stërvitim, andaj tani nuk mundemi me krenari të veshim pantallona të shkurtër apo fund të shkurtër, për shkak të armikut femëror numër një, celulitit.

Ai njihet ndryshe edhe si lëkura e portokallit dhe është një problem estetik që prek shumë femra dhe trajtimi i tij në qendra estetike mund të mos jetë gjithmonë i suksesshëm, përveç se i kushtueshëm sa qimet e kokës.

1.Kastravecë

Një arsye për t’i pëlqyer më shumë kastravecët: Ata janë hidratues dhe të pasur me vitamina të ndryshme. Aplikoni feta të kastravecit direkt tek lëkura, pasi përbërësit kimikë tek kjo perime ndihmon për të tendosur kolagjenin dhe zhdukur shenjat e celulitit.

2.Kafeja

Kafeina zgjeron enët e gjakut dhe tendos indet e jashtme të lëkurës. Duke e përdorur në lëkurë, ajo ndihmon trupin të nxjerrë jashtë toksinat dhe metabolizon yndyrat. Mund të bëni një maskë shumë të thjeshtë për trajtimin e celulitit: mjafton të kombinoni llumin e kafes me disa nga vajrat tuaj të preferuar – vaji i ullirit ose bajame – dhe e keni gati!

3.Xhelatina

Xhelatina që nuk përmban sheqer ka një sërë përftimesh shëruese dhe zbukuruese. Një veçori e saj e jashtëzakonshme është rritja e prodhimit të kolagjenit. Mjafton vetëm që të hidhni çdo ditë pak pluhur xhelatine tek pija juaj e preferuar për të neutralizuar mungesën e kolagjenit, që është edhe një nga shkaktarët kryesor të celulitit.

4.Banjo me alga deti

Talasoterapia është një trajtim francez për kujdesin ndaj lëkurës që përfshin aplikimin e ujit të ngrohtë dhe algave të detit në lëkurë, shkruan living.al. Algat e detit janë të pasura në jod, që rrit funksionin e tiroides dhe qarkullimin e gjakut, duke minimizuar kështu celulitin.



Shtuar më 14/06/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori