E kishte mbush “Benzin” me “të kuqe” drejt Italisë, kapet në Ancona 50-vjeçari shqiptar

Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me një sasi heroine prej 24 kilogramësh.

Sipas burimeve, bëhet me dije se ai ishte nisur nga Porti i Durrësit për të mbërritur në Ankona.

Ai e kishte fshehur drogën në brendësi të makinës së tij tip mercedes.

Shqiptari zbriti nga një anije e nisur nga Durrësi, teksa mjeti i tij i është nënshtruar kontrollit nga Guardia di Finanza është zbuluar dhe prania e drogës, e cila ishte e ndarë në 43 pako.

Makina është sekuestruar së bashku me drogën, teksa 50-vjeçari ka përfunduar pas hekurave./albeu.com/