Ushqimet që veprojnë si një mburojë kundër koronavirusit
ërveç vaksinës, shkencëtarët po përpiqen përmes studimeve të ndryshme të gjejnë se çfarë tjetër mund të na mbrojë nga koronavirusi. Ekspertët pajtohen se vitamina D mund të veprojë si një mburojë kundër Covid-19.

Në fakt, një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Cantabria-s në Spanjë tregoi se njerëzit me mungesë të vitaminës D kanë dy herë më shumë gjasa të preken nga virusi sesa njerëzit me nivele normale.

Studimi tregoi gjithashtu se më shumë se 80 për qind e pacientëve me koronavirus në një spital spanjoll kishin mungesë të vitaminës D. Kështu, marrja e kësaj vitamine është e rëndësishme sepse për shkak të stinës së dimrit, vitaminën nuk mund ta marrim përmes diellit.

Disa ushqime që sigurojnë vitaminën D janë: Peshku yndyror si toni dhe salmoni, mëlçia e viçit, e verdha e vezës, këpurdhat, kosi, qumështi, lëngu i portokallit, mishi i derrit, drithërat, margarina, tërshëra dhe djathi.
Shtuar më 04/12/2020, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori