Ushqimet që ndihmojnë zemrën
Pëlqej
Për të mos pasur probleme me zemrën, sigurisht që nuk duhet të kemi strese, të shmangim alkoolin, cigaren, të ushqehemi mësë miri dhe një sërë faktorësh të tjerë. Duket se mësë shumti, sëmundjet e zemrës janë një 'dhuratë' e kohës moderne. Gjatë prezantimit të sugjerimeve lidhur me ushqimet që ndihmojnë zemrën nga fondacioni ndërkombëtar për problemet e zemrës, citohet se tre ushqime janë kyçe në këtë drejtim.

Në krye të listës qëndron çokollata e zezë, e cila redukton rreziqet e problemeve kardiovaskulare si dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut, duke pakësuar rastet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës. Ndër të tjera thuhet se rreziku nuk shtohet nga konsumimi i kafesë, por se rreziku i diabetit reduktohet në mënyrë të ndjeshme. Ndër produktet ushqimore që ndihmon në forcimin e zemrës është edhe vaji i ullirit, i cili redukton dukshëm problemet në koronare. /albeu.com/


Shtuar më 10/09/2014, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori