Sulm me armë në bankën e Kentakit, punonjësi vret 5 kolegët e tij dhe e transmeton live në Instagram ngjarjen

Pesë persona kanë vdekur pasi një punonjës hapi zjarr në një bankë në Louisville, Kentucky. Ai madje e transmetoi live në Instagram sulmin, thotë policia.

Viktimat ishin të moshës nga 40 deri në 64 vjeç.

Nga sulmi mbet%n dhe 9 të plagosur, mes tyre dhe një oficer policie rishtar. Oficeri u qëllua në kokë dhe është ende në gjendje kritike pas operacionit në tru.

Policia u përgjigj brenda tre minutave dhe qëlloi për vdekje sulmuesin në një shkëmbim zjarri.

Të shtënat ndodhën në Bankën e Vjetër Kombëtare në qendër të qytetit rreth orës 08:30 me orën lokale (12:30 GMT).

Caleb Goodlett u tha mediave lokale gruaja e tij, një punonjëse në bankë, u mbyll brenda kasafortës kur filloi sulmi.

Dëshmitarë të tjerë përshkruan se kishin parë shkëmbimin e zjarrit midis oficerëve të policisë dhe sulmuesit të vetëm.

Viktimat:

Thomas Elliot, 63 vjeç

James Tutt, 64 vjeç

Joshua Barrick, 40 vjeç

Julianna Farmer, 45 vjeç

Deana Eckert, 57 vjeç