Xavi “ngec” në Katalunja, nuk ka vizë të vlefshme për të shkuar në SHBA

Xavi Hernández është ende në pritje të mëngjesit të kësaj të marte në Barcelonë për të marrë dritën jeshile për vizën e tij dhe për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara . Trajneri i Barçës mbeti në Spanjë të shtunën pa qenë në gjendje të shoqëronte ekipin në udhëtimin për në Miami , kur përgjegjësit për kontrollin e pasaportave në aeroportin El Prat ia mohuan nisjen pasi kishte qenë tre herë në Iran , një armik për Shtetet e Bashkuara  si lojtar i Al Sadd .

Parashikimi i FC Barcelona është se ai do të arrijë në kohë për të qenë në stolin e Barçës në mëngjesin e ardhshëm (02:00 me orën spanjolle) në Miami kundër Interit pasi të jenë zgjidhur problemet burokratike, por orët kalojnë dhe bëhet gjithnjë e më shumë e komplikuar për të arritur qëllimin.

Ndërkohë, vëllai i tij Òscar, është ende në krye të stërvitjes në Florida ./albeu.com