Ushqimet që ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar gjatë verës
Hidratimi është thelbësor në periudhën e verës.

Përderisa ushqimet e nxehta nuk janë të preferuara ju mund të ushqeheni me shije dhe të qëndroni të hidratuar.

Kastravecat – I pasur në fibra dhe i përbërë kryesisht nga uji, kastraveci është një nga ushqimet më të efektshme për ditët e nxehtaverës.

Shalqiri – I butë, i ëmbël dhe freskues i shijshëm, shalqiri është i përbërë nga rreth 95 për qind ujë, dhe rreth pesë për qind sheqer.

Shalqiri është i pasur me nivele të ndryshme të enzimeve vitale, vitaminave dhe mineraleve, si dhe elektroliteve, të cilat i bëjnë ata një ushqim ideal për rimbushjen me ujë dhe lëndë ushqyese të humbura gjatë djersitjes në ditët e nxehtaverës.

Luleshtrydhe – Luleshtrydhja është freskuese, ushqyese dhe e shijshme. Përmban shumë vitaminë C, mangan, antioksidantë, dhe ushqyes të ndryshëm dhe enzima që promovojnë shëndet të mirë. /albeu.com/

Shtuar më 07/07/2017, ora 22:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori