Ushqimet për një gjumë të rehatshëm
Shumë njerëz ërdorin shpesh shprehjen "nuk dua ta rëndoj barkun se nuk fle rehat" dhe është e vërtetë. Konsumimi i madh dhe i pa kontrolluar i ushqimeve para se të flemë ndikon drejtëpërdrejt në cilësinë e gjumit që bëjmë. Vakti i darkës do të ishte mirë të konsumohet 3 orë përpara se të shkojmë për të fjetur. Ushqimet ideale që preferohen të përdoren për të bërë një gjumë të rehatshëm janë si më poshtë:

Sallatë me zarzavate dhe peshk ton

Makarona me gjizë ose parmixhano

Oriz me zarzavate dhe gjoks pule

Sardele me 2 feta buke gruri.

Cili do të ishte mini-vakti ideal përpara se të flemë?

Mini-vakti para gjumit do të ishte mirë të konsumohet 30min – 1orë përpara:

qumësht me drithra, mjaltë dhe pak arra

qumësht me 1 fetë bukë dhe pak recel

1 kupë syltjash ose hashure

Mos harroni: armiku kryesor i gjumit përsa i përket ushqimit dhe pijeve që konsumojmë është kafeina dhe të gjitha produktet që e përmbajnë atë. Pra, nëse respektoni këto këshilla dhe konsumoni një vakt si më lart duke e mbyllur me një kafe ose duke e shoqëruar me një gotë të tipit cola etj, mos prisni të bëni një gjumë të ëmbël. Edhe nëse e teproni me alkolin apo duhanin cilësia e gjumit tuaj nuk do të jetë më e mira. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori