Ushqimet më të mira për një mëngjes sa më energjik
Ushqimi ka rëndësi shumë të madhe në mëngjes, nëse dëshironi të kenë një ditë pasuese me plot energji.

Të gjithë mjekët janë të mendimit se ndër vaktet më të rëndësishme të ditës, është ai i mëngjesit.

Kjo për shkak se një ditë e nisur mirë, siguron një mbarëvajtje të mirë të gjithë ditës.

Por, cilat janë këto ushqime të cilat konsiderohen si më të mirat për një vakt të mëngjesit.

Drithërat janë një domosdoshmëri. Ato janë ngopëse dhe me përbërës të cilët i duhen organizmit të njeriut, transmeton Indeksonline.

Pemët dhe lëngjet e freskëta të frutave gjithashtu janë disa prej tyre që duhet të jenë pjesë e tryezës suaj të mëngjesit.

Frutat e freskëta kanë vitamina që ju garantojnë një ditë përplot energji.

Çfarë duhet të shmangni?

Natyrisht se duhet shmangur ushqimet me shumë yndyrë dhe shumë kalori nga që janë shumë të rënda për vaktin e mëngjesit. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2017, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori