E FUNDIT/ Fituan 3.7 milion euro nga kreditë, arrestohen 7 persona në Tiranë
Ushqimet mbrojtëse ndaj reumatizmës
Reumatizma është një sëmundje e cila është e përhapur tek shumë persona kryesisht të moshës së tretë e lart. Të gjithë ankohen nga këto shqetësime, por që nuk kanë gjetur një zgjidhje. Për këtë kërkohet që ato të konsumojnë sa më shumë ushqime që parandalojnë reumatizmën. Pjesë e kësaj liste ushqimore janë;

Të gjitha llojet e peshqve të pasura me acide omega 3: salmoni, sardelet, skumbrijet, açugat. Gjithashtu qershi, ananas, shalqi, nespulla, mandarina, ndërkohë duhet të bëjnë kujdes dhe të kufizojnë ushqimet si mishi i kuq, frutat e thata, bishtajat e thata, pijet alkoolike, kafja.

Ushqimet e duhur janë;
Lëng qershie dhe ribes të zeza: 150 gramë nga të dyja frutat, i cili pihet në mëngjes.

Valim me hithra, gram, alte, sherebelë: vendosni prej secilës nga bimët 10 gramë gjethe në një litër ujë: ziejeni për 5 minuta. Pihet gjatë ditës.

Kataplazmë me gjethe të freskëta rrodheje dhe lakre: thërrmoni 100 gramë gjethe të freskëta të bimëve të mësipërme dhe përdorini për 20 minuta mbi pjesën e dhimbshme.

Banjë me qitra, mëllagë e lule shtogu: në tre litra ujë zieni për 20 minuta 100 gramë gjethe qitroje, 150 gramë gjethe mëllage, 300 gramë gjethe lule shtogu. Pas kullimit derdheni preparatin në vaskën e banjës të mbushur me ujë të vakët.

Vaj dafine: zbusni 30 gramë gjethethata dafine në 60 mililitër alkool të mirëfilltë; një ditë më vonë solucionin e përftuar bashkojeni me gjysmë litri vaj ulliri. Pasi e keni zier në banjëmari për tri orë, filtrojeni dhe mbajeni në një vazo qeramike. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori