Ushqimet më të shëndetshme të dimrit
Dimri është stina ku nuk mungojnë ushqimët e shëndetshme për trupin tonë por është dhe stina në të cilën duhet të kujdesemi pasi zakonisht shtojmë në peshë.

Ja çfarë duhet të hani këtë dimër për të qëndruar të shëndetshëm:

Shegë:

Janë të pasura me vlera ushqyese që mbrojnë shëndetin e zemrës dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Shega është e pasur me antioksidantë që përmirësojnë rrjedhjen e gjakut dhe ndihmojnë në furnizimin e trupit me oksigjen.

Perimet me gjethe të errëta:

Konsumoni sa më shumë lakër jeshile, presh, kale dhe te gjithë perimet e tjera me gjethe jeshile që bëhen në stinën e dimrit. Ato janë të pasura me vitamina A, C dhe K. Janë burim i shkëlqyer folatesh për gratë e moshës riprodhuese.

Agrumet:

Të gjitha agrumet si limoni, portokalli, mandarinat, qitro, grejpfruti etj kanë vlera të pafundme ushqyese. Agrumet janë të pasura me vitaminë C, ku vetëm 1 portokall ju jep më shumë se 100% të dozës së përditshme ditore.

Kungulli:

Eshtë i pakët në kalori dhe i pasur në vlera ushqyese. Kungulli është i pasur me likopen dhe me vitamina A, C, B6 dhe K. Ai është i pasur me kalium dhe folate gjithashtu.

Gështenjat:

Janë burim i shkëlqyer i kaliumit, fosforit, magnezit dhe hekurit. Ato janë të pasura me vitamina C, B1, B2. Gështenjat janë të dobishme për të parandaluar lodhjen mendore, mungesën e përqëndrimit, stresin etj./albeu.com/

Burimi: Eating Well
Shtuar më 06/10/2016, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori