Nuk i shkoi në ditëlindje, Jasmina ofendon publikisht Andin: Nuk është burrë, të veshë fustan! (FOTO LAJM)

Sherri mes Jasmin Kadriu  dhe Andi Artani nuk ka ndërmend të ndalojë. Së fundmi, bukuroshja Jasmina ka ofenduar publikisht Andin pasi ai nuk ka marrë pjesë në ditëlindjen e saj, pak ditë më parë, dhe si duket as nuk e ka uruar.

Jasmina sot zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj dhe sigurisht nuk mund të mungonin pyetjet për Andin.

Pyetje: Pse nuk erdhi Andi në ditëlindjen tënde?

Jasmina: Sepse jo të gjithë që lindin me gjininë mashkullore janë burra në fund të ditës. Gjithsesi është vërtetuar miliona herë kush ishte burrë midis ne të dyve e kush mbante pantallonat thjesht sepse kështu funksionon njerëzimi. Ama më besoni nëse do ishte normale të vishte fustan, ajo do ishte zgjedhja e tij e parë.

Pyetje: A mendoje se do vinte te ditëlindja jote?

Jasmina: Nuk ishte i mikëpritur zemër, por duke qenë se bëra tërë atë përpjekje për të, një mesazh do e kishte nxjerrë të larë.

Pra Andi jo vetëm nuk i ka shkuar, por sipas Jasminës as nuk e ka uruar.  Ndërkohë rikujtojmë se Jasmina në ditëlindjen e Andit ka shkuar në orën 00:00 të natës për ta uruar atë edhe pse mes tyre nuk kishte asnjë “shkëndijë të re”. /albeu.com/


Shtuar 9.11.2021 17:13