Uji i gazuar i dëmshëm? Si ndikon në shtimin e peshës
Përdorimi i ujit me gaz është shpallur për shumë kohë i dëmshëm për organizimin, nga disa studiues.

Por ka edhe ujë të gazuar natyral si në burimet e ujit mineral të gazuar, në të cilat dioksidi i karbonit gjendet i tretur në ujë.

Por sipas një studimi të fundit, dioksidi i karbonit që përmban uji i gazuar na inkurajon për të ngrënë më shumë, duke shkaktuar një rritje të hormoneve kyçe të urisë.

Pijet e gazuara, duke përfshirë edhe pijet me 0 kalori por që përmbajnë ëmbëlsues artificial, të bëjnë që të shtosh peshë.

Tam Fry, nga Forumi Kombëtar i Obezitetit tha: “ Departamenti i Shëndetësisë tani duhet që të ndalojë përdorimin e çdo produkti me përbërje kimikatesh që ndikon në shëndetin e njerëzve, duke përfshirë edhe ndalimin e përdorimit të dioksidit të karbionit nëse ky efekt përsëritet në studimet e mëtejshme.”

Në studimin, hulumtuesit nga Universiteti i Birzeit, në Bregun Perëndimor Palestinez, morën 16 persona me peshë të njëjtë dhe i ndanë në katër grupe.

Grupit të parë iu është dhënë ujë, grupit të dytë pije të ëmbla pa gaz, grupit të tretë pije me gaz dhe grupit të katërt pije me gaz që përmbajnë sheqer artificial.

Pas tre muajve, ata që pinë pije të gazuara peshonin shumë më tepër, si edhe hëngrën 20% më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2017, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori