Tymosja në mëngjes rrit rrezikun e kancerit
Tymosja që në mëngjes rrit akoma më shumë rrezikun e kancerit. Çdo duhanpirës që sapo hap sytë ndez një cigare është më i ekspozuar nndaj kancerit të mushkërisë dhe të gojës krahasur me persoant që e ndezin cigaren pas gjysmë ore.

Ky është rezultati i një kërkimi shkencor të kryer nga Universiteti i Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Steven Branstetter, udhëheqësi i studimit, theksoi: “Mendojmë se ata që pinë cigare sapo zgjohen, thithin më thellë nikotinën.”

Studimi ka vëzhguar 1945 duhanpirës dhe 32% prej tyre pinin cigaren e parë të ditës 5 minuta pasi zgjoheshin në mëngjes. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2013, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori