“Meshkujt tullacë duhen të jenë të kujdesshëm dhe në veçanti t’i kushtojnë kujdes shëndetit të prostatës, sepse, sipas këtij hulumtimi, kanë rrezik të shtuar nga formimi i
kancerit të prostatës”, transmeton “EveryDayHealth” deklaratën e udhëheqësit të hulumtimeve, dr. Neil Fleshner.
Me një hulumtim është treguar që tek meshkujt tullacë është i rritur niveli i androgjenit të dihidrotestosteronit (DHT), i cili është i lidhur me zhvillimin e
kancerit të prostatës.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 214 meshkuj në moshën prej 59 deri 70 vjet. Pjesëmarrësve ua kanë bërë biopsinë e prostatës.
Sa më tullac ka qenë mashkulli, ka pasur rrezik më të madh nga krijimi i
kancerit të prostatës.
“Në këtë hulumtim është treguar që sa më pak flokë ka mashkulli, ka rrezik më të madh nga krijimi i
kancerit”, ka shtuar prof. Fleshner.
Edhe pse shkaku kryesor nuk dihet ende, shkencëtarët pohojnë se si hormoni mashkullor, i njohur si androgjen, luan rol kyç te tullacët, por edhe te krijimi i
kancerit të prostatës.
Androgjeni, i cili përfshin testosteronin, mund të parandalojë rritjen e fijeve të reja, ndërsa po kështu mund të aktivizojë edhe rritjen e qelizave të
kancerit.
Shtuar më 01/06/2012,
ora 20:15