Goditet me mjete të forta kancelari i Gjykatës së Elbasanit

Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi, është goditur me sende të forta mbrëmjen e sotme.

Sipas burimeve bëhet me dije se Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kafe afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit./albeu.com/