Trajtoni dhe parandaloni problemet e syve me majdanoz
Pëlqej
Majdanozi është një erëz që ka veti të shkëlqyera shëruese. Është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, për të cilën dihet se merr pjesë në mbrojtjen e shëndetit të syve.

Kur vitamina A merret në kombinim me antioksidantët e tjerë, rreziku i sëmundjeve të syrit mund të reduktohet në mënyrë drastike, transmeton Koha.net. Kjo është arsyeja se pse ekspertët rekomandojnë që majdanozin ta konsumoni me, për shembull, karota që është një burim i shkëlqyer i beta karotenit.

Në majdanoz e gjejmë luteinën dhe zeaksantinën. Këto komponime ndihmojnë në eliminimin e dëmit të shkaktuar nga faktorët negativë mjedisor si rrezatimi UV, përcjell koha.net.

Majdanozi është sidomos i njohur në parandalimin e kataraktit, ndërsa studimet e fundit tregojnë se luteina ndihmon në parandalimin e dëmtimit të retinës, dhe ushqimet e ndryshme mund të jenë të dobishme në zbutjen dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të syve:

• Katarakti dhe konjuktiviti: majdanozi, boronica, mollët, spinaqi dhe selino.

• Retinopatia diabetike: majdanozi, asparagusi, spinaqi, xhenxhefili, panxhari, selino, mjedrat, bar gruri, karota, kungulli, preshi, hudhra dhe lakrat.

• Glaukoma: majdanozi, trangujt, karota, rrepkat, selino, mjedrat, panxhari, lakrat, mollët dhe kumbullat.

• Degjenerimi makular: majdanozi, mjedrat, mollët, brokoli, specat dhe perimet me gjethe.
Shtuar më 19/04/2017, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori